07.18.2024

Share:

 

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              16 korrik 2024, Prishtinë

Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në bashkëpunim me USAID-in kanë nënshkruar sot marrëveshjen trepalëshe për lansimin e skemës së re garantuese, “Dritarja për Investime të Diasporës”.Kjo iniciativë synon tërheqjen e investimeve nga diaspora dhe lehtësimin e qasjes në financa për bizneset e diasporës që janë të gatshme të investojnë në Kosovë.

Në fjalën e tij hapëse të këtij takimi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati tha se Dritarja për Investime të Diasporës do të mundësojë rritjen e investimeve nga bashkatdhetarët. Ministri Murati përmendi se përmes kësaj dritareje mundësohet një fond rreth 100 milionë euro kreditimi për bizneset e diasporës.

Kryeministri Kurti theksoi se Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson investitorëve të mërgatës të kthehen dhe investojnë në Kosovë duke i shndërruar ata nga investitorë pasivë që investojnë në instrumente financiare dhe tërthorazi mbështesin zhvillimin e vendit, në investitorë aktivë që investojnë drejtpërdrejtë në zhvillim e krijim të vendeve të reja të punës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Amerikë, Z. Jeffrey Hovenier nga ana e tij theksoi se “Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, përmes mbështetjes financiare dhe teknike të USAID-it, sepse ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora paraqesin. Shohim që kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, ata sjellin më të mirën e botës në Kosovë”.

Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore z. Berisha theksoi se ” Që nga themelimi në vitin 2016, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, vazhdon ti mbetet besnik misionit të vet, e që është lehtësimi i qasjes në financa, si faktor përcaktues në rritjen dhe prosperitetin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Këtë e tregon edhe nisma e sotme e lansimit të skemës më të re garantuese Dritarja për Investime të Diasporës.”

Vlen të theksohet se fondet bazë për skemën garantuese, në vlerë prej 10 milionë eurosh, janë siguruar nga Qeveria e Kosovës (8 milionë euro) dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (2 milionë euro). Gjithashtu, USAID përmes projektit “Promovimi i Investimeve dhe Qasja në Financa” do të zbatojë një fushatë të gjerë promovuese dhe do të ofrojë grante për bizneset e kualifikuara, të cilat financohen përmes Dritares për Investime të Diasporës.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...