10.05.2020

Share:

 

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me  Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), lansuan platformën AgroSoft, projekt ky i mbështetur nga Banka Gjermane Zhvillimore (KfW).

 Platforma virtuale AgroSoft do t’i ndihmojë Institucionet Financiare në analizë sa më të saktë gjatë financimit bujqësor. Kjo platformë e lehtë për tu përdorur, dinamike dhe e qasshme nga pajisje të ndryshme elektronike (desktop, laptop, tablet apo smartphone), si dhe e përditësuar nga MBPZHR me të dhënat më të reja, do t’ju mundësojë Institucioneve Financiare dhe palëve tjera relevante që të zvogëlojnë hendekun e asimetrisë së informacionit në mes të fermerit, institucionit financiar dhe tregut, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në qasje më të lehtë të fermerëve në financa, gjenerim të vendeve të reja të punës, rritje të prodhimit të freskët vendor dhe zvogëlim të produkteve ushqimore të importuara.

 Gjatë këtij organizimi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Besian Mustafa përpos të tjerash theksoi “ Kjo platformë, shumë e lehtë për përdorim, pa dyshim është një hap para, drejt ekspeditimit të procedurave për kreditimin e agrobizneseve”.

 Tutje, Koordinatorja e Lartë e Sektorit  të Financave dhe Energjisë në KfW zyra në Prishtinë, Znj. Bahrije Dibra theksoi “Qeveria Gjermane përmes KfW-së ka përkrahur FKGK-në që prej themelimit duke kontribuar financiarisht për kapital të Fondit, deri tash afro 14 milion euro. Rëndësi të posaqme i është kushtuar sektorit të bujqesisë përmes hapjes së Agro Dritares  me qëllim të promovimit të zhvillimit të sektorit dhe rritjes së punësimit në bujqësi. Për më tepër, përpos përkrahjes me kapital, FKGK është mbështetur edhe me përkrahjen teknike në ngritjen e kapaciteteve të Fondit dhe në kuadër të kësaj përkrahje, KfW-ja ka mbështetur zhvillimin e platformës AgroSoft që konsiderohet si një mjet që do të lehtësojë komunikimin midis bankave dhe agrobizneseve duke shndërruar aktivitetin e tyre në shifra të kuptueshme për bankat. Me këtë do të mundësohet që të arrihet qëllimi kryesor i Agro Dritares që është rritja e kreditimit në bujqësi.”.

 Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Z. Petrit Balija, potencoi që “Sektori bankar e mbështet platformën AgroSoft e cila do t’iu shërbejë agro-analistëve kreditorë që të pasqyrojnë më mirë të dhënat e rendimenteve dhe statistikat e tjera relevante te sektorit bujqësor. Gjithashtu ai u shpreh se zhvillimi i platformës AgroSoft nga ana e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me mbështetje të qeverisë gjermane përmes KfW-së është një kontribut i veçantë për rritjen e financimit për agro biznese. Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të mbështesin bujqit në rritje të aktiviteteve të tyre gjithnjë duke kërkuar mundësi të reja për të rritur çasjen e tyre në financa”.

Tutje, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së Z. Gjonbalaj theksoi “Për të rritur përkrahjen për ndërmarrjet dhe fermerët në sektorin e agrikulturës, FKGK me ndihmën e Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW) ka krijuar Dritaren Agro dhe tash po e lanson edhe AgroSoft-in, platformën dinamike për të ndihmuar hap pas hapi institucionet financiare në kredidhënie përmes ofrimit të informatave reale bujqësore për çmimet, shpenzimet, rendimentet dhe menaxhimin e riskut. Dritarja ndihmon në lehtësimin e kushteve për financim për fermerët, ndërsa AgroSoft do të zvogëlojë riskun në kredidhënie dhe asimetrinë në informata midis fermerit, institucionit financiar, dhe tregut. Së bashku, ato do të rrisin kreditimin për këtë sektor që do të rezultojë me rritje të punësimit, rritje të prodhimit vendor, dhe zëvendësim të importit të produkteve ushqimore”.

 Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për  Fondin Kosovar per Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash mbështetjen e kreditimit në sektorin e agrobiznesit, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm për krijimin e vlerës së shtuar në ekonomi, për zëvendësimin e importeve dhe për rritjen e aftësive eksportuese të agrobizneseve vendore.

 Deri më sot përmes Dritares Agro të FKGK-së, janë financuar 370 ndërmarrje dhe fermerë me shumë totale të kredive prej 14.5 milion euro. Ndërsa, shuma totale e kredive të miratuara ka arritur në 207.3 milionë euro të shpërndara në mbi 5,450  kredi.

Nga Startup në Biznes Global!

Nga Startup në Biznes Global!

Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa"     Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....