MY TAXI – Një biznes pionier për të ardhmen e transportit të qëndrueshëm
Në qytetin e Mitrovicës, me plot zhurmë , një shërbim inovativ i një kompanie shërbimesh të transportit i quajtur “My Taxi” ka revolucionarizuar industrinë e transportit në këtë qytet. I themeluar në dhjetor të vitit 2021, nga një grup sipërmarrësish vizionarë që synonin të krijonin një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme duke investuar në vetura elektrike, solli një risi në qytet.
Duke e filluar biznesin me vetura me lëndë djegëse si trend konvencional, ata bënë një hap para duke investuar në makina elektrike. Kjo lëvizje vizionare u bë e mundur përmes kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, institucion që është i përkushtuar të mbështesë iniciativat miqësore me mjedisin.
Dy bashkëpronarët, Mirsad Selmani dhe Driton Berisha, të rinj plot energji për punë, blenë tre vetura elektrike të tipit MG4, duke inicuar kështu një trend inovativ. Këto vetura, po tregohen më shumë se thjesht një zgjedhje miqësore me mjedisin; me kosto të ulët në afat të gjatë, duke i kursyer kompanisë shuma të konsiderueshme në shpenzimet e karburantit dhe të mirëmbajtjes. Udhëtimet e tyre të qeta u sigurojnë pasagjerëve një përvojë të këndshme dhe të qetë udhëtimi.
Edhepse të ri në treg, flota me vetura elektrike u bë atraksion për qytetarët të cilët pa hamendje filluan ta përdorin transportin e ri. Logoja e gjelbër tërheqëse e “My Taxi” gradualisht po bëhet një simbol i përparimit, qëndrueshmërisë në të gjithë qytetin. Për një periudhë të shkurtër kohore, veturat elektrike u bënë shumë të kërkuara, të rezervuara vazhdimisht nga vendasit dhe turistët të ndërgjegjshëm për mjedisin. Kërkesa dhe suksesi fillestar, u dha pronarëve besimin për t’u zgjeruar më tej.
Të nxitur nga kjo, ata janë të vendosur që ta zgjrojnë flotën e tyre me vetura elektrike dhe planifikojnë që deri në fund të këtij viti ti shtojnë edhe dhjetë vetura elektrike të reja.
“My Taxi” me rreth 25 punëtorë numri i të cilëve shtohet gjatë sezonit të ngjeshur, kanë krijuar mundësi punësimi dhe po kontribojnë në ekonominë lokale. Dhjetë makinat e reja elektrike që planifikojnë ti vënë në qarkullim, do të shënojnë një tjetër moment dhe kthesë për shërbimin e taksive. Edhepse filluan me numër modest veturash, ndikimi i “My Taxi” në mjedis është i pamohueshëm.
Veturat elektrike reduktuan ndjeshëm emetimet e karbonit me 132 kg/km , duke krijuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për banorët e qytetit të Mitrovicës. Suksesi fillestar, do të jetë frymëzim për bizneset tjera në industrinë e transportit, që ti konsiderojnë alternativat miqësore për mjedisin, duke shkaktuar një efekt domino pozitiv në komunitet.
“My Taxi” është një shembull shumë i mirë sesi një biznes mund të jetë fitimprurës dhe i përgjegjshëm ndaj mjedisit. Dita ditës e vërtetojnë se qëndrueshmëria dhe përfitimi shkojnë paralelisht, duke vendosur një pikë referimi për të tjerët, që do të duhej ta ndjekin. Me synimet e tyre të rritjes dhe zgjerimit të vazhdueshëm, “My Taxi” parashikon një të ardhme ku transporti i pastër bëhet normë, duke e shndërruar qytetin e tyre në një vend më të gjelbër, më të qetë dhe më të shëndetshëm për të gjithë.