12.06.2017

Share:

 

Prishtinë, 6 dhjetor 2017 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkroi marrëveshjen e garancisë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) përfaqësuar nga Ambasada Suedeze.

Gjatë ngjarjes Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë në Republikën e Kosovës, z. Wollter theksoi: “Për shumë të tjerë, struktura e ri-garantimit mund të duket si diçka shumë teknike. Por efekti i prekshëm do të jetë më shumë biznes dhe më shumë punësim. Në përvojën tonë, kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar mundësi të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke përfshirë sipërmarrësit e rinj, gratë dhe minoritetet “.

Më tej, Ambasadori i SHBA-ve theksoi “Ditë pas dite në Kosovë takoj sipërmarrës të rinj dhe pronarë biznesi të cilët thjesht kanë nevojë për një bazë të barabartë dhe se një shtytje është hap i parë që t’i nxisë atë. Sot, me kontributet nga Suedia dhe Gjermania, do të realizohen shumë më tepër iniciativa. Është një ditë e mrekullueshme për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore dhe për të gjithë ata që janë të gatshëm të lëjnë gjurmë në ekonominë e Kosovës.”

Kjo ngjarje shënon një moment historik te rradhës që e bën instituionin tonë edhe më të fortë dhe me ndikim më të madh drejt zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Mbështetja e portfolios së garantuar të FKGK-së nga Sida do të rrisë edhe më tej aftësinë e Fondit për të siguruar nivel më të lartë të garancioneve për kredi duke shënuar njëheri një qëndrueshmëri edhe më të lartë për sektorin financiar. Një qëndrueshmëri e tillë do të reflektojë në  lehtësi për ndërmjetësim financiar duke ndikuar njëheri pozitivisht në lëhtësimin dhe nxitjen e kreditimit të MSME-ve, si dhe në rritjen ekonomike dhe punësimin në Kosovë.

Shuma totale e kredive të miratuara nga Bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 26.2 milion euro të shpërndara në 677 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë 1101 vende të reja pune.

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....