12.03.2020

Share:

 

Prishtinë, 30 nëntor 2020 – Nënshkruhet marrëveshja financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

Drejtori i KfW-së për Evropë Juglindore e Turqi, Dr. Klaus Müller dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 5 milion EURO.
Kjo mbështetje është duke u bërë nga Qeveria Gjermane për fuqizimin e kredidhënies të sektorit të biznesit në përgjithësi për të evituar pasojat e krizës si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.
Linjat garantuese të cilat janë financuar në tërësi nga Qeveria Gjermane, me ndërmjetesim të Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, tashmë mbështeten me kapitalin prej 18.5 milion euro.
Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për Fondin Kosovar per Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash, lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 220 milion euro të shpërndara në mbi 5,865 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 8,000 vende të reja pune.

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....