05.16.2019

Share:

 

Prishtinë, 16 maj 2019 – Në përvjetorin e tretë të themelimit, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe Fondi Evropian për Investime (EIF) , pjesë e Bankës Evropiane për Investime (EIB), nënshkruajnë Marrëveshjen e Garancisë së Programit COSME të Bashkimit Evropian për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM). FKGK është kandidati i parë nga Kosova me një transaksion të miratuar në kuadër të COSME Instrumentit për Garantimin e Kredive.

Vlera e kredive të mbështetura për NVM- të pritet të arrijë deri në 90,000,000 € për një periudhë prej dy vitesh. Komisionerja e BE-së për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe NVM-të, Elżbieta Bieńkowska, tha: “Komisioni Evropian është i përkushtuar për ti ndihmuar kompanive të vogla të lulëzojnë. Garancitë kreditore të COSMEs tashmë sigurojnë 22 miliardë financim për më shumë se 410,000 NVM të Evropës në 27 vende. Unë jam shumë e lumtur që kjo marrëveshje do të i mundësojë më shumë se 2000 NVM në Kosovë të përfitojnë nga qasja më e mirë në financa të BE-së që të krijojnë vende të reja të punës dhe të rriten.”

Në këtë rast z. Alessandro Tappi, Kryeshefi i Investimeve të EIF-it tha: “Ne jemi të kënaqur ta nënshkruajmë këtë marrëveshje të garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Duke u futur në këtë garanci për të mbështetur financimin e NVM-ve, EIF-i ndihmon zhvillimin në Kosovë, nxitjen e krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së ekonomisë vendore. Por më me rëndësi, kjo është ndihmë e drejtpërdrejtë për bizneset fillestare dhe bizneset e vogla dhe ndërmarrjet të cilat tash kanë mundësi të reja.”

Tutje, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të FKGK-së z. Gjonbalaj theksoi “se është kënaqësi që në ditën që festohet 3 vjetori i themelimit të FKGK, bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes së Garancisë me Programin COSME të BE-së. Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për FKGK-në dhe është testamenti i punës së mirë që po bënë ky institucion. Marrëveshja me COSME do ti mundësoj FKGK-së të rrisë portfolion e garancive, përmes të cilës rritet qasja në financa për NMVM-të, mbështetet zhvillimi i ndërmarrësisë, mbështetet prodhimi vendor, krijohen vende të reja të punës dhe mbështetet zhvillimi i përgjithshëm ekonomik në vend.”

Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur tashmë në 107.5 milionë euro të shpërndara në mbi 2,794 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 4,035 vende të reja pune.

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...