11.25.2021

Share:

 

Sot u nënshkrua marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe KfW – Banka Gjermane për Zhvillim.  Këtë marrëveshje e nënshkruan Dr. Klaus-Martin Müller, Drejtor për Europën Juglindore dhe Turqi nga KfW- Banka Gjermane për Zhvillim dhe z. Besnik Berisha  – Drejtor Menaxhues i Fondit për Garanci Kreditore.

Granti në vlerë prej 6 milion Euro, do të shfrytëzohet për të rritur kapitalin garantues të FKGK-së si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19 me qëllim të lëshimit të garancive të reja për institucionet financiare partnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht për të mbështetur efiçencën e energjisë, efiçencën e burimeve dhe investimet në energjinë e rinovueshme (“Dritarja e Gjelbër”).

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm z. Hekuran Murati – Ministër i Financave në Republikën e Kosovës; z. Jörn Rohde – Ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kosovës; Fehmi Mehmeti Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës;  Dr. Klaus-Martin Müller, Drejtor për Europën Juglindore dhe Turqi nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfW; të cilët mbajtën nga një fjalim rasti në këtë ceremoni.

Në shenjë falenderimi për përkrahjen e vazhdueshme nga KfW ju nda plaketë mirënjohjeje nga Drejtori Menaxhues z. Besnik Berisha.

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës

Lansohet Dritarja për Investime të Diasporës                                                                                                                                                                                                                                ...