Olive Bakery – StartUP me plot shije!
Olive Bakery u themelua në dhjetor të vitit 2021 si një ide e shkëlqyer e një të riu nga Prishtina.
Me shumë entuziazëm Bajram Martinaj – pronari i Olive Bakery, plasoi në treg një biznes të ri, me një imazh të veçantë, produkte cilësore dhe receta të reja për tregun tonë.
Ne e vizituam Olive Bakery dhe përshtypjet që morëm ishin vërtetë mbresëlënëse. Një lokal me dizajn modern, hapsirë e pastër, punëtori me pajisje të sofistikuara, mikëpritje dhe qasje pozitive ndaj klientëve.
Pronari i biznesit Olive Bakery gjatë bisedës na tregoi edhe për fillet e biznesit.
“Olive Bakery u hap vitin e kaluar, me idenë që të sjell në treg një koncept ndryshe me receta dhe shërbim cilësor. Filluam punën me gjithsej tetë punëtorë dhe tani pas vetëm disa muajsh kemi arritur t’i punësojmë edhe gjashtë punëtorë më shumë, duke e rritur numrin në gjithsej katërmbëdhjetë staf.“
Gjithsesi sikur çdo biznes, edhe Olive Bakery kishte sfidat e saj në fillim të punës.
„ Nuk është aspak e lehtë të jesh Start-Up në Kosovë – kërkohet investim, kuadro, standard i cilësisë, pajisje të ndryshme, në mënyrë që të jesh konkurrues në treg.” – theksoi z.Martinaj.
Ambienti i punës vërtetë ishte i mrekullueshëm, gjithçka ishte e rregulluar dhe planifikuar deri në secilin detaj.
“Duam t’i zgjerojmë aktivitetet e kompanisë, prandaj, kuptova që na duhen investime për zgjerim të biznesit, meqë planifikojmë të hapim edhe degën tjetër në Prishtinë.” – thotë me entuziazëm pronari xyz …
Sigurisht, duhet ta përmend edhe përkrahjen financiare nga bankat, ndonëse përveç kapitalit familjar, përmes kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, do të arrijmë t’i realizojmë planet tona”, theksoi z. Martinaj.
Përmes investimeve dhe përkrahjes financiare, kemi arritur të krijojmë hapsirë më të mirë, të punësojmë staf shtesë si dhe më lehtë e planifikojmë zgjerimin e biznesit.
Ne u larguam nga Olive Bakery duke marrë me vete aromën e produkteve të freskëta që servoheshin në lokalin që ndodhet në qendër të Prishtinës.