03.14.2020

Share:

 

Agro Celina është një qendër grumbulluese e themeluar në vitin 2006 që vepron kryesisht në pjesën jugore të Kosovës.

Qëllimi i saj kryesor është grumbullimi i frutave dhe perimeve që prodhohen në zonat përreth, si dhe klasifikimi dhe paketimi i duhur i tyre në mënyrë që të jenë më konkurrues në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Aktualisht kompania është duke bashkëpunuar me më shumë se 500 fermerë nga pjesa jug-perëndimore e Kosovës, me 4 kompani ndërkombëtare, 7 përpunues vendor të perimeve, 15 supermarkete vendore, 10 tregje të shumicës dhe rreth 50 shitës me pakicë.

Agro Celina përmes këtij biznesi ka gjithashtu ndikim pozitiv social përmes mbledhjes së frutave dhe perimeve të freskëta dhe cilësore nga fermerët dhe gjetjes së tregjeve për ta. Në këtë mënyrë, kjo kompani vepron si një ndërmjetës i rëndësishëm brenda zinxhirit të vlerës së shtuar në sektorin e bujqësisë.

Me kredinë që ishte e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, kompania bleu kalibruesin e kornishonëve (trangujve). “Fillimisht ne i klasifikonim kornishonët për klientët tanë duke u bazuar në madhësinë e tyre, përderisa për eksport duhet të jemi në përputhshmëri me standardet e BE-së duke i klasifikuar produktet në bazë të njësive/kg. Linja e kalibrimit na ndihmoi që të arrijmë këto standarde dhe ne jemi të kënaqur me investimin që e bëmë”- thotë zt. Fehim Rexhepi i cili është Drejtori Ekzekutiv i kompanisë.

Vitin e kaluar ata filluan të bashkëpunojnë me 25 fermerë dhe eksportuan rreth 170 tonë kornishonë. Këtë vit për shkak të këtij investimi, ata kontraktuan 65 fermerë dhe presin të eksportojnë rreth 300 tonë deri në fund të vitit.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore vazhdon të rris qasjen në financa për NMVM-të. Deri më sot shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë dorëzuar nën mbulimin e garancisë ka arritur në 151.4 milionë euro të shpërndara në 3,936 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë mbi 5,824 vende të reja pune.

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....