GARANCI KREDITORE
PËR INSTITUCIONET E
REGJISTRUARA FINANCIARE
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
SKEMAT
GARANTUESE
Garanci për institucionet e regjistruara financiare, për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS
DRITARJA STANDARDE
DRITARJA E EKSPORTIT
DRITARJA AGRO
DRITARJA GRATË NË BIZNES
DRITARJA GROW
DRITARJA START-UP
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve të regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që institucionet e regjistruara financiare (IRF-të) nuk do t’i lëshonin kredi një NMVM-je pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.
FKGK do ta arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
FKGK nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit për garanci me Bankën për Biznes
Prishtinë, 06 Mars 2018 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit të garancisë me Bankën për Biznes (BPB). BPB është një ndër bankat e para e cila nënshkroi marrëveshjen e Garancisë me FKGK-në dhe e cila e shfrytëzoi...
Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë 10 Milion EURO
Prishtinë, 6 dhjetor 2017 - Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkroi marrëveshjen e garancisë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) përfaqësuar nga Ambasada Suedeze. Gjatë ngjarjes Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë në...
FKGK nënshkroi marrëveshje për garanci me bankat në Kosovë
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkroi marrëveshjen e garancisë me pothuajse të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Raiffaisen Bank, Procredit Bank, NLB Bank, Bankën për Biznes, TEB Bank, Bankën Ekonomike, dhe Bankën Kombëtare Tregtare-Dega në...
Partnerët
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucione financiare: Banka, Institucione mikrofinanciare (IMF) dhe institucione jobankare (IFJB); Donatorë, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.