09.17.2019

Share:

 

Prishtinë, 17 shtator 2019 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) së bashku me KfW ka organizuar një Tryezë të Rrumbullakët ku është diskutuar rreth sfidave dhe vështirësive që po i has sektori i bujqësisë në Kosovë.Në këtë tryezë morën pjesë shumë akterë që kanë të bëjnë me këtë sektor, duke përfshirë zyrtarë të pranishëm nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ARBK, ATK, USAID, WB, IFC, EBRD, Shoqata e Bankave, Shoqata e IMF dhe shoqatat e fermerëve.

Ne fjalën e tij hyrëse, drejtori i FKGK-së zt. Besnik Berisha theksoi vështirësitë e agro sektorit duke u fokusuar në informalitetin që kryesisht shprehet në hallkën e parë të zinxhirit në sektorin agro që konkretisht janë fermerët. Tutje, në fjalimin e saj, znj. Bahrije Dibra nga KfW e prezentoj përkrahjen e KfW-së përmes Qeverisë Gjermane në krijimin e Dritares Agro brenda FKGK-së dhe rëndësinë e saj në rritjen e qasjes në financa të fermerëve dhe agrobizneseve vendore.

Gjatë prezentimit te tij, Agro Eksperti në FKGK, zt. Kastriot Këpuska prezentoi rezultatet e garantimit të kredive në Dritaren Agro deri më tani dhe po ashtu prezentoi detajet e Regjistrit të Bizneseve dhe Regjistrit të Fermerëve që përdoren aktualisht në Kosovë dhe vështirësitë që agro sektori i ka për momentin.

Gjatë diskutimeve të frytshme rreth Regjistrit të Bizneseve të Kosovës, regjimit tatimor në Kosovë, dhe Regjistrit të Fermerëve dhe Certifikatës përkatëse të Fermerit dhe Numrit Identifikues të Fermerit (NIF) u përmendën mundësitë që institucionet vendimmarrëse të bëjnë zgjidhjen përkatëse që do të ndihmonte formalizimin e agro sektorit.

Në përfundim te kësaj tryeze, nga të pranishmit u rekomandua që në të ardhmen të punohet në drejtim të regjistrimit të fermerëve brenda ARBK-së dhe identifikimit te tyre më të lehtë brenda këtij regjistri. Gjithashtu u rekomandua që fermerët që do të regjistrohen aty do të duhet të kenë mundësinë e përfitimit si kategori e veçantë e tatimimit me të njëjtat kushte të favorshme, ashtu siç janë aktualisht në ligjet aktuale të tatimimit të të hyrave. Palët pjesëmarrëse në takim u dakorduan për koordinim të veprimeve me qëllim të përkrahjes sa më të madhe të këtij sektori.

Dritarja Agro është një linjë e re garantuese që operon në kuadër të FKGK-së dhe që ka për qëllim mbështetjen e fermerëve dhe agrobizneseve përmes garantimit të kredive për këtë sektor. Kjo dritare është e fokusuar të ndihmojë qasjen më të lehtë në financa për agrobiznese që janë aktive në të gjithë zinxhirin e shtimit të vlerës në këtë sektor duke ofruar kushte shumë të favorshme për garantimin e agro financimit nga ana e bankave. Dritarja Agro është krijuar falë bashkëpunimit me KfW-në (Bankën Gjermane për Zhvillim).

Deri më tani janë garantuar mbi EUR 5.8 mio të kredive bujqësore dhe gjithsejtë 122 agro biznese. Kjo linjë garantuese e cila është financuar në tërësi nga Qeveria Gjermane, me ndërmjetësim të KfW-së, është në vlerë prej 5 milion EURO dhe do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorin e agrobiznesit, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm për krijimin e vlerës së shtuar në ekonomi, për zëvendësimin e importeve dhe për rritjen e aftësive eksportuese të agrobizneseve vendore

Kjo ngjarje shënon një moment të radhës për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash; lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, rritjen e punësimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë .

Shuma totale e kredive të miratuara nga bankat dhe që janë në FKGK ka arritur tashmë në mbi EUR 128 milionë të shpërndara në mbi 3,360 kredi, ndërsa investimet e bëra me këto kredi premtojnë 4,949 vende të reja pune.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...