GARANCI KREDITORE
PËR INSTITUCIONET E
REGJISTRUARA FINANCIARE
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
SKEMAT
GARANTUESE
Garanci për institucionet e regjistruara financiare, për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS
DRITARJA STANDARDE
DRITARJA E EKSPORTIT
DRITARJA AGRO
DRITARJA GRATË NË BIZNES
DRITARJA GROW
DRITARJA START-UP

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve të regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
MISIONI DHE VIZIONI
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me orientim zhvillimor, i cili mbështetë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, duke ofruar garanci kreditore për institucionet financiare kredituese.
Me dritaret tona garantuese synojmë të krijojmë një klimë të favorshme për investime, duke u përqendruar në mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ne jemi të përkushtuar ndaj një menaxhimi korporativ të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë sociale, duke bashkëpunuar me donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët vendor për të shërbyer interesave afatgjatë të ekonomisë, biznesit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që institucionet e regjistruara financiare (IRF-të) nuk do t’i lëshonin kredi një NMVM-je pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.
FKGK do ta arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.

LAJME
MY TAXI – Një biznes pionier për të ardhmen e transportit të qëndrueshëm
MY TAXI - Një biznes pionier për të ardhmen e transportit të qëndrueshëm Në qytetin e Mitrovicës, me plot zhurmë , një shërbim inovativ i një kompanie shërbimesh të transportit i quajtur "My Taxi" ka revolucionarizuar industrinë e transportit në këtë qytet. I...
Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk
Storie suksesi - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...
RecPlast – Biznesi që reciklon 500 tonë mbeturina duke pastruar Kosovën
REC PLAST - Biznesi që reciklon 500 tonë mbeturina duke pastruar Kosovën Fondi Kosovar për Kreditore është i përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale. Gjithnjë duke i koordinuar aktivitetet me donatorë, institucione...
Partnerët
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucione financiare: Banka, Institucione mikrofinanciare (IMF) dhe institucione jobankare (IFJB); Donatorë, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.