GARANCI KREDITORE
PËR INSTITUCIONET E
REGJISTRUARA FINANCIARE
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
SKEMAT
GARANTUESE
Garanci për institucionet e regjistruara financiare, për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS
DRITARJA STANDARDE
DRITARJA E EKSPORTIT
DRITARJA AGRO
DRITARJA GRATË NË BIZNES
DRITARJA GROW
DRITARJA START-UP
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve të regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që institucionet e regjistruara financiare (IRF-të) nuk do t’i lëshonin kredi një NMVM-je pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.
FKGK do ta arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
THE WHITE TREE – Një start up në qytezën Pejton
“The White Tree” - është një restorant në Prishtinë, i themeluar në vitin 2020 nga tre shokë/kolegë të më hershëm. “ Të themelosh një biznes që prej fillimit është sfidë ndaj përpos aspektit financiar hyrja ne një aktivitet të ri është më e lehtë kur nuk hyn i vetëm...
PESË VITE NGA MIRATIMI I GARANCISË SË PARË
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), me kënaqësi ju njofton që u bënë 5 vite nga miratimi i garancive të para kreditore. Përmes garantimit të kredive, Fondi ka ndikuar në përmirësimin e përformancës së NMVM-ve me investimet e bëra nga kreditë e garantuara,si...
AGRIUM FRUITS SHPK – STORIE E VEÇANTË SUKSESI
NË 5 VJETORIN E OPERACIONALIZIMIT TË FKGK – së, jua sjellim një storie të veçantë suksesi për kompaninë - AGRIUM FRUITS SHPK Në një ditë të bukur shtatori, shkuam për vizitë në kompaninë AGRIUM FRUITS SHPK – që ndodhet në fshatin Lloshkobar në afërsi të qytetit të...
Partnerët
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucione financiare: Banka, Institucione mikrofinanciare (IMF) dhe institucione jobankare (IFJB); Donatorë, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.