Garanci për institucionet financiare
Mbulim deri në 80% të shumës së
kredisë së NMVM-ve.
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
FKGK do të arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
DRITARET
GARANTUESE
Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
FKGK dhe NLB Bank zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares së Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra – GROW
FKGK dhe NLB Bank zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares së Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra – GROW Prishtinë, [17.11.2025] – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe NLB Banka kanë konfirmuar sot edhe njëherë partneritetin e tyre afatgjatë,...
PriBank bëhet partner i plotë financiar i FKGK-së me qasje në të gjitha dritaret garantuese
PriBank bëhet partner i plotë financiar i FKGK-së me qasje në të gjitha dritaret garantuese Prishtinë, 12.11.2025 – Në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot u nënshkrua marrëveshja mes FKGK-së dhe PriBank, përmes së cilës PriBank fiton...
Gerti Foods Sh.p.k – Nga zemra e Hasit në tregjet evropiane
Gerti Foods Sh.p.k. – kur tradita bëhet markë ndërkombëtare Nga Hasi, një trevë e njohur për mikpritjen dhe trashëgiminë e pasur të gatimit të brumërave, lindi një ide që sot është shndërruar në një histori të vërtetë suksesi. Duke u mbështetur në traditën familjare...
Partneret
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucionet financiare (Bankat, IMF-të, IBJF-të), Donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.




