Garanci për institucionet financiare
Mbulim deri në 80% të shumës së
kredisë së NMVM-ve.
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
FKGK do të arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
DRITARET
GARANTUESE
Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së
FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së Ekipi përfaqësues i FKGK-së i përbërë nga: Rinor Gjonbalaj- Kryesues i Bordit; Besnik Berisha- Drejtor Menaxhues dhe Vjosa Balaj- Menaxhere e Lartë e Financave ishin pjesëmarrës në ngjarjen më të madhe...
METAL IN Sh.p.k – Panelet Solare – Investim i mençur
FABRIKA "METAL IN sh.p.k" - PANELET SOLARE – INVESTIM I MENÇUR Përpunimi i metaleve është industri e vështirë, këtë e përjetuam në një punishte me mbi 25 punëtorë, me shumë makina për përpunimin e hekurit dhe shndërrimin në tela metalike, të gatshme për nevoja të...
GROW – lansohet dritarja e garancioneve bankare për investime në energji
Prishtinë, 17 qershor 2022 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe partnerët promovuan sot dritaren e re të garancioneve bankare GROW (Green Recovery and Opportunity Window) e cila do të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji të ripërtërishme...
Partneret
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucionet financiare (Bankat, IMF-të, IBJF-të), Donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.