“The White Tree” – është një restorant në Prishtinë, i themeluar në vitin 2020 nga tre shokë/kolegë të më hershëm.
“ Të themelosh një biznes që prej fillimit është sfidë ndaj përpos aspektit financiar hyrja ne një aktivitet të ri është më e lehtë kur nuk hyn i vetëm por së bashku me partner. Ne filluam biznesin tonë në vitin 2020 mu ne fillim të pandemisë. Ishte një iniciativë e përbashket e partnerëve për të sjell një koncept të ri, me një shërbim cilësor në lagjen ku operojmë”, thekson z. Durim Xhiha bashkë-pronar dhe drejtor i biznesit “The White Tree”. Ky biznes ka të punësuar 19 punëtorë, ndërsa aktualisht është në proces të zgjërimit edhe me 6 punëtorë shtesë.
Fuqizimi i gruas është një nga synimet e themeluesve, ndaj është planifikuar që pjesëmarrja e grave nga 40% sa është aktualisht, të rritet tutje për të arritur në 60%.
“Investimet në biznes kryesisht u bënë nga kapitali i bashkë-hemeluesve por gjithsesi kishte nevojë për një injektim shtesë për të përfunduar investimet në inventarin e restorantiti. Këtë investim e arritëm me kredinë që ishte e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore”, thekson z. Xhiha.
Përmes investimit të bërë, biznesi arriti të funksionalizojë hapsirën e restorantit duke e bërë të gatshm për fillim të aktivitetit.
Mbështetja e këtij investimi është bërë përmes kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me
Programin COSME të Fondit Europian për Investime të cilat janë duke mbështetur qasjen në financa për NMVM-të në fazat e ndryshme të ciklit të jetës së tyre si gjatë: krijimit, zgjerimit apo transferimit të biznesit.