01.14.2021

Share:

 
Arbëria Group është kompani e cila merret me prodhimin e ujit natyral mineral “Ujë i Alpeve“ dhe me prodhimin e lëngjeve të gazuara.

“Ishte viti 2010 kur themeluam fabrikën e Ujit të Alpeve me qëllim që të prodhojmë dhe sjellim ujë cilësor natyror nga burimi deri te sofra e konsumatorëve. Uji natyral i Alpeve buron nga thellësia e Alpeve në malet e Gollakut në fshatin Koliq, në një lartësi mbidetare mbi 1200 metra, nga një burim i lashtë uji natyral mineral, i njohur si ujë me cilësi të lartë”, thekson z. Afrim Osmani, pronar i biznesit.

Aktualisht, kompania është duke bashkëpunuar me më shumë se 1500 kompani vendore, hipermarkete dhe supermarkete vendore, si dhe shitës me pakicë.

“Që nga 2010-ta, kompania jonë ka arritur që të zgjerohet, duke shtuar linjat prodhuese dhe numrin e të punësuarve, dhe të njihet si emër në mesin e konsumatorëve. Për të ofruar një cilësi të lartë, ne e ambalazhojmë ujin me teknologji moderne evropiane të certifikuar sipas standardeve evropiane, teknologji e cila mundëson që Uji i Alpeve t’i ruajë të gjitha vetitë natyrale nga burimi. Por, përpos teknologjisë së avancuar që kemi, për të realizuar planifikimet dhe për të qenë konkurrues në treg, ne kishim nevojë të investojmë edhe për kapitalin punues. Këtë investim e arritëm me kredinë që u garantua nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore”, thekson z. Osmani.

Përmes investimit të bërë, kompania arriti të realizojë prodhimin si dhe shitjet e planifikuara, gjë që njëkohësisht rezultoi me zhvillim të biznesit.
Mbështetja e këtij investimi është bërë përmes kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me Programin COSME të Fondit Evropian për Investime, të cilët janë duke mbështetur qasjen në financa për NMVM-të në fazat e ndryshme të ciklit të jetës së tyre, si gjatë krijimit, zgjerimit ose transferimit të biznesit.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...