E HAPUR PËR PËRPARIMIN E BIZNESIT TUAJ!
Mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes eksportit janë të shumta dhe Kosova përgjatë viteve ka treguar që ka potencial për të eksportuar produkte dhe shërbime me konkurrueshmëri të lartë.
Përmes Dritares së Eksportit të ofruar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në partneritet me bankat e vendit tonë, bizneseve që merren me eksport do t’ju ofrohet një mundësi e re.
Dritarja e Eksportit është skemë garantuese e ofruar nga FKGK që i mundëson bizneseve qasje në kredi përmes ndarjes së rrezikut me IRF-të partnere.
NDËRMJETËSUESIT
Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së janë listuar në vijim:
- Banka Ekonomike Sh.A.
- Banka Kombëtare Tregtare
- Banka për Biznes Sh.A.
- NLB Banka Sh.A.
- ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
- Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
- TEB Bank
- Raiffeisen Leasing Kosovë.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NMVM në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni.
- NMVM që posedon regjistrim të biznesit.
- NMVM duhet të jetë në pronësi të paktën të një banori të përhershëm të Kosovës.
- NMVM me më pak se 250 punonjës.
- NMVM që i takon sektorit të prodhimtarisë dhe shërbimeve.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA E EKSPORTIT?
Bizneset që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares së Eksportit:
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.
- Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 7,000,000 euro.
- Shuma maksimale e garancisë është 1,000,000 euro.
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 120 muaj.
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 euro.
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 100%
- Tipi i garancisë: Revolvues
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa.
- Kushte më të favorshme të kredidhënies.
- Potencialisht norma preferenciale të interest.
- Reduktim i kolateralit.
- Kohë më e shpejtë e procesimit të kërkesës për kredi.
- Qëndrueshmëri e biznesit.
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Lirimi i kapitalit.
- Vazhdimësi e skemës garantuese bazuar në kapitalin e ri të siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (QRK).
- Ulje e kostos së rrezikut.
- Mbulimi i humbjeve në tërësi.
- Ulje e rrezikut kreditor.
- Rritja e shumës maksimale të garancisë.
- Kushte më të favorshme të garancisë kreditore.
- Rritje e portofolit kreditor.
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërin nga Institucionet e Regjistruara Financiare (shih pikën Ndërmjetësuesit) .
- Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni i Regjistruar Financiar përkatës do ta vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.
*Sida dhe FKGK kanë nënshkruar marrëveshje të rigarancisë për dritaret: Eksport, GROW dhe Gratë në Biznes