SINJALIZIMI

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është entitet juridik i pavarur, autonom, i themeluar me Ligj. FKGK ka për qëllim vendosjen dhe zbatimin e parimeve më të larta etike dhe të vlerave të qeverisjes së mirë. Këto rregulla dhe parime bazohen në përgjegjësinë shoqërore, transparencën dhe integritetin e institucionit. Ato mund të jetësohen nëse transmetohen, kuptohen dhe pranohen nga të gjithë punonjësit si dhe nga palët e tjera të jashtme me të cilat bashkëpunon.

FKGK krijon një ambient ku punonjësit, bashkëpunëtorët dhe personat tjerë në kontekst të marrëdhënies së punës apo që lidhet me veprimtarinë e FKGK-së, ndihen të lirë dhe të sigurt për të ngritur zërin ndaj sjelljeve jo-etike, parregullsive, keqpërdorimeve apo shkeljeve tjera ligjore të pretenduara dhe për të raportuar për veprimet apo mosveprimet që afektojnë të drejtat e tyre apo paraqesin kërcënim ose cenim të interesit publik.

FKGK në pajtueshmëri me procedurën e sinjalizimit ka caktuar zyrtarët përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit. Të punësuarit e FKGK-së apo personat e jashtëm në kontekst të marrëdhënies së punës me FKGK-në apo të ndikuar nga veprimtaria e FKGK-së, rastet e sinjalizimit mund ti raportojnë tek zyrtari përgjegjës në adresën elektronike: [email protected] 

Sinjalizimet që kanë të bëjnë me drejtorin menaxhues apo anëtarët e bordit të drejtorëve të FKGK-së, mund të raportohen tek zyrtari përgjegjës në adresën elektronike: [email protected] 

Përveç mundësisë së raportimit në formë elektronike, sinjalizimi mund të paraqitet edhe në formë fizike me shkrim apo gojarisht tek zyrtarët përgjegjës.
Çështjet e raportuara përmes sinjalizimit do të pranohen dhe trajtohen nga zyrtarët përgjegjës të institucionit në përputhje me procedurën për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit dhe Ligjin në fuqi për mbrojtjen e sinjalizuesve.