GARANCI PËR TË KULTIVUAR TË ARDHMEN!
Dritarja Agro ofron garanci për institucionet e regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në sektorin Agro për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), qofshin ato të regjistruara në ARBK apo edhe fermerë që posedojnë Certifikatë të Fermerit dhe NIF (Numër Identifikues të Fermës).
Duke u fokusuar në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit, ne ndikojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, gjë që ndikon drejtpërdrejtë edhe në punësim më të madh dhe në zëvendësim të produkteve ushqimore të importuara.
NDËRMJETËSUESIT
Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare. të listuara në vijim:
Bankat komerciale:
- Banka Ekonomike Sh.A.
- Banka Kombëtare Tregtare,
- Banka për Biznes Sh.A.
- NLB Banka Sh.A.
- ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
- Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
- TEB Sh.A.
Institucionet mikrofinanciare:
- Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK)
- FINCA Kosovo
- KEP Trust
- Kreditimi Rural i Kosovës (KRK).
VEÇORITË E GARANCISË
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 60% të kryegjësë së kredisë bujqësore, për kreditë deri në 50,000 euro, apo deri në 50% të kryegjësë së kredisë bujqësore, për kreditë mbi 50,000 euro.
- Garancitë do të ofrohen për bizneset e regjistruara në ARBK apo për fermerët që posedojnë Certifikatë të Fermerit dhe NIF (Numër Identifikues të Fermës).
- Garancitë do të ofrohen edhe për projektet investuese në sektorin AGRO.
- Shuma minimale e agro kredisë është 3,000 euro.
- Shuma maksimale e agro kredisë është 3,000,000 euro.
- Shuma maksimale e garancisë është 500,000 euro.
- Ekspozimi maksimal kreditor është 7,000,000 euro.
- Afati maksimal i kthimit të agro kredisë së garantuar do të jetë 120 muaj.
- Të gjitha Agro kreditë e dedikuara për kapital pune, mjete fikse apo investime kapitale, garantohen me kushte të volitshme.
- Tipi i garancisë është revolvues.
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial (agrobiznesi i regjistruar në ARBK apo fermeri me NIF) nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së
- Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së