DRITARJA STANDARDE

GARANCI PËR TË GJITHË!

Dritarja standarde është gjithëpërfshirëse që nënkupton se kjo dritare ishërben të gjithë sektorët që luajnë rol në ekonominë e vendit dhe targetohen nga institucionet e regjistruara financiare të FKGK-së.  

Garanton shuma më të mëdha të kredisë dhe u dedikohet investimeve afatgjata, duke ofruar garanci deri  në 50%.

NDËRMJETËSUESIT  

Institucionet  e regjistruara financiare të FKGK-së  janë:

  • Banka Ekonomike Sh.A.
  • Banka Kombëtare Tregtare (BKT Kosova)
  • Banka për Biznes Sh.A.
  • NLB Banka Sh.A.
  • PriBank
  • ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
  • Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.
  • TEB  Sh.A. 
  • Raiffeisen Leasing Kosovë   

 CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?  

 Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:  

  • NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni.
  • NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit në ARBK .
  • NMVM–të që kanë më pak se 250  punonjës. 

CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA STANDARDE? 

Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Standarde:

  • Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.  
  • Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 7,000,000 euro.
  • Shuma maksimale e garancisë është  500,000 euro.
  • Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 120 muaj. 
  • Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.

 CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?  

  • Garancitë do të ofrohen për shumën deri në  50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 euro. 
  • Kufiri maksimal i humbjes  do të jetë 100%  
  • Tipi  i garancisë: Revolvues.  

CILAT JANË PËRFITIMET?  

Për NMVM-të  

  • Rritje e qasjes në financa.
  • Potencialisht norma preferenciale të interesit . 
  • Reduktim i kolateralit.  
  • Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi. 
  • Qëndrueshmëri e biznesit . 

 Për Institucionet e Regjistruara Financiare 

  • Vazhdimësi e skemës garantuese bazuar në kapitalin e ri të siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (QRK).   
  • Ulje e kostos së rrezikut. 
  • Lirimi i kapitalit. 
  • Mbulimi i humbjeve në tërësi.
  • Ulje e rrezikut kreditor.  
  • Rritje e shumës maksimale të garancisë. 
  • Kushte më të favorshme për ndërmarrjet eksportuese. 
  • Rritje e portofolit kreditor.  
  • Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.

 CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?  

  • Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërin nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së (shih paragrafin  Ndërmjetësuesit).    
  • Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së .