11.25.2025

Share:

 

FKGK dhe Banka Ekonomike zgjerojnë dhe përmirësojnë kushtet e Dritares – GROW

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Banka Ekonomike kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin dhe zgjerimin e Dritares GROW, me kushte dukshëm më të favorshme për bizneset që investojnë në efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Çka ndryshon me GROW?

  • Rritja e përqindjes së garancisë nga 50% në 70%.
  • Rritja e vlerës maksimale të ekspozimit kreditor nga 5 milionë në 7 milionë euro.
  • Rritja e shumës maksimale të kredisë nga 1 milion në 3 milionë euro.
  • Rritja e maturitetit të kredisë nga 84 në 120 muaj.
  • Ulja e tarifave të garancisë.

Që nga viti 2016, kur Banka Ekonomike u bë institucion i regjistruar financiar në FKGK, ky partneritet ka mundësuar disbursime mbi 77 milionë euro kredi të mbështetura me garanci nga FKGK, duke dëshmuar rol të rëndësishëm në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend. Kjo marrëveshje e sotme, bashkëpunimi mes dy institucioneve dëshmon vendosmërinë e dy institucioneve në angazhimin e lehtësimit të qasjes në financa.

Gerti Foods Sh.p.k – Nga zemra e Hasit në tregjet evropiane

Gerti Foods Sh.p.k – Nga zemra e Hasit në tregjet evropiane

Gerti Foods Sh.p.k. – kur tradita bëhet markë ndërkombëtare Nga Hasi, një trevë e njohur për mikpritjen dhe trashëgiminë e pasur të gatimit të brumërave, lindi një ide që sot është shndërruar në një histori të vërtetë suksesi. Duke u mbështetur në traditën familjare...