Prishtinë, 20 Maj 2022
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore gjatë kësaj jave shënoi 6 vjetorin e themelimit. Me qëllim që ta shënojmë këtë përvjetor, të gjitha aktivitetet që filluan nga e hëna 16 Maj deri më 20 Maj i kemi titulluar “Java e Fondit”.
Është bërë traditë që gjatë përvjetorëve të operacionalizimit të institucionit tonë të mbillen drunj me qëllim që sadopak të kontribojmë në ruajtjen e ambientit dhe gjelbrimin e vendeve të pagjelbëruara. Këtë vit stafi i Fondit mbolli dymbëdhjetë drunj bliri në oborrin e shkollës së mesme ekonomike të Fushë Kosovës. Kjo iniciativë u bë në bashkëpunim me autoritetet Komunale.
Shënimi i 6 vjetorit vazhdoi edhe me aktivitetin e rradhës me ç’rast menaxhmenti i FKGK mbajti një ligjeratë në Fakultetin Ekonomik – në Universitetin e Prishtinës me temën “ Roli i skemave garantuese”
Për ta informuar publikun lidhur me aktivitetet e FKGK në përgjithësi dhe përgjatë këtyre viteve, ishim prezent në emisionin OnAir në Radio Kosovë.
Gjithashtu, të enjtën, u organizua një ngjarje modeste me ç’rast ishin të pranishëm përfaqësues nga: BQK, Banka Botërore; KfW; USAID; Ambasada Suedeze; Bankat komerciale; Institucione mikrofinanciare, Shoqata e Bankave të Kosovës si dhe bashkëpunëtorë tjerë të Fondit së bashku me anëtarët e Bordit dhe ekipin e FKGK.
Me këtë rast, drejtori menaxhues z. Besnik Berisha, iu drejtua të gjithë të pranishëmve me një fjalim rasti, me ç’rast i falenderoi të gjithë për bashkëpunim dhe përkrahjen gjatë këtyre viteve.
Deri më sot Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur të ketë bashkëpunim me shtatë banka komerciale që veprojnë në Kosovë, me katër institucione mikro financiare dhe me një institucion jo bankar dhe krijoi një bazë të shëndoshë bashkëpunimi me të gjithë.
Deri sot, kapitali i përgjithshëm i FKGK ka arritur € 55,337,447. Shuma e kredive të garantuara ka arritur vlerën 447,16 Milion Euro dhe numri i përgjithshëm i kredive të garantuara është 10,963.