09.30.2022

Share:

 

  Gjashtë vite nga miratimi i garancisë së parë të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore    

Prishtinë, 29 shtator  janar 2022

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), me kënaqësi ju njofton që u bënë gjashtë vite nga miratimi i garancisë së parë kreditore. Përmes garantimit të kredive, Fondi ka ndikuar në përmirësimin e përformancës së NMVM-ve me investimet e bëra nga kreditë e garantuara. Përmes zhvillimit të biznesit, kreativitetit e inovacionit FKGK ka lehtësuar qasjen në financa duke ndihmuar kështu zhvillimin e ekonomisë.

Deri më sot Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur të krijojë bashkëpunim me shtatë institucione bankare ( Banka Ekonomike; BKT; BpB; NLB; ProCredit Bank; Raiffeisen Bank; dhe TEB) me katër institucione mikrofinanciare ( AFK; FINCA; KEP dhe KRK) si dhe një institucion jobankar Raiffeisen Leasing.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore gjatë këtyre viteve ka ndërtuar portofol i cili ka arritur vlerën kumulative të kredive të garantuara në 471,8 milionë euro; 252,7 milionë euro garancione të miratuara të shpërndara në total 11,500 kredi deri më tani.

Arritjet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore gjatë këtyre viteve janë të shumta, mirëpo duhet veçuar implementimi me sukses i dritareve garantuese në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, që u  tregua si njëra nga masat më të nevojshme në kuadër të programit të përgjithshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës në luftimin e impaktit negativ nga Pandemia COVID-19. Përgjatë këtyre viteve, rritja e kapitalit në rreth 55 milionë euro, është arritje  tjetër si rezultat i punës, profesionalizmit dhe besimit të krijuar nga donatorët.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore falenderon donatorët ( Usaid; Qeveria e Kosovës dhe KfW Banka Gjermane për Zhvillim) si dhe partnerët e bashkpunëtorët e shumtë dhe me krenari zë vendin e tij si faktor domethënës në zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.

Bashkimi Evropian mbështet mundësi të reja financimi për bizneset

Bashkimi Evropian mbështet mundësi të reja financimi për bizneset

Bashkimi Evropian mbështet mundësi të reja financimi për bizneset Prishtinë, 7 korrik 2026 – Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë do të kenë qasje më të lehtë në financim falë zgjerimit të Programit të Garancisë BE–KfW për Ballkanin Perëndimor, I...

Pastiçeria Palma – Nga zemra e Lipjanit drejt një historie suksesi

Pastiçeria Palma – Nga zemra e Lipjanit drejt një historie suksesi

Nga zemra e Lipjanit drejt një historie suksesi – Pastiçeria “Palma” Nga zemra e Lipjanit, aty ku tradita e mikpritjes dhe shija e ëmbëlsirave artizanale janë pjesë e përditshmërisë, lindi një ide që sot është shndërruar në një histori të vërtetë suksesi. Duke u...

Një dekadë FKGK – histori suksesi, partneriteti dhe zhvillimi

Një dekadë FKGK – histori suksesi, partneriteti dhe zhvillimi

10 Vjet Garanci për Zhvillim: Rrugëtimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Një dekadë FKGK – histori suksesi, partneriteti dhe zhvillimi Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) shënon 10-vjetorin e themelimit, duke kremtuar një dekadë ndikimi të matshëm në...