01.14.2021

Share:

 
HIT FLORES – Një qendër grumbulluese në Malet e Sharrit

Hit-Flores është një kompani e cila merret me grumbullimin dhe përpunimin e bimëve
mjekësore, kërpudhave dhe frutave të malit. Kompania gjithashtu merret me përpunimin dhe
paketimin e çajit që mblidhet drejtpërdrejt nga Malet e Sharrit.

“Ne filluam biznesin tonë në vitin 2005, fillimisht me grumbullimin e frutave të malit dhe
gradualisht duke u zgjeruar edhe në grumbullimin e bimëve mjekësore dhe kërpudhave.
Qëllimi ynë kryesor është që përmes grumbullimit të frutave dhe bimëve mjekësore me cilësi
të lartë nga malet e bukura të Sharrit, si dhe përmes klasifikimit dhe paketimit të duhur, të
jemi të pranishëm në tregjet ndërkombëtare”, thekson z. Arafat Bajrami, pronar i biznesit Hit
Flores.

Aktualisht kompania është duke bashkëpunuar me më shumë se 4000 fermerë dhe me
kompani të ndryshme ndërkombëtare nga dhjetë shtete të Evropës. Kompania bashkëpunon
me fermerët vendas nga rajoni i Dragashit, Shtërpcës, Brezovicës, Mitrovicës, Vushtrrisë, si
dhe me fermerë nga veriu i Shqipërisë. Kompania punëson 28 punëtorë të përhershëm dhe
70-120 punëtorë stinorë sipas nevojës.

“Me zgjerimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të
kompanisë, kuptuam që kishim nevojë për
investime në zgjerim të objektit në mënyrë që
aktiviteti ynë të mbështetet sa më mirë. Këtë
investim e arritëm me kredinë që u garantua nga
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore”, thekson z.
Bajrami.

Përmes investimit të bërë, kompania arriti të krijojë hapësirë më të mirë për deponimin dhe
konservimin e produkteve, duke i bërë ato të gatshme për plasim në tregjet vendore dhe
ndërkombëtare.

Mbështetja e këtij investimi është bërë përmes kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për
Garanci Kreditore së bashku me Programin COSME të Fondit Evropian për Investime, të cilët
janë duke mbështetur qasjen në financa për NMVM-të në fazat e ndryshme të ciklit të jetës së
tyre, si gjatë krijimit, zgjerimit ose transferimit të biznesit.

Katër vite nga miratimi i garancisë së parë

Katër vite nga miratimi i garancisë së parë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), me kënaqësi ju njofton për mbushjen e vitit të katërt nga miratimi i garancive të para kreditore. Gjatë këtyre katër viteve FKGK ka vazhduar të jetë proaktive ndaj nevojave të sektorit, duke i përmirësuar në vazhdimësi...

Lansohet Platforma AgroSoft

Lansohet Platforma AgroSoft

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me  Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), lansuan platformën AgroSoft, projekt ky i mbështetur nga Banka Gjermane Zhvillimore (KfW)....