INSTITUCIONET E REGJISTRUARA FINANCIARE
KRITERET PËR REGJISTRIMIN E INSTITUCIONIT FINANCIAR
FKGK mund të regjistrojë Institucion Financiar që është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe operon në Republikën e Kosovës. Për qëllime regjistrimi, institucioni financiar (IF) duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të ketë një gjendje të shëndoshë financiare, siç dëshmohet nga kapitali i përshtatshëm, cilësia e kënaqshme e aseteve, fitimet e qëndrueshme dhe likuiditeti i kënaqshëm
- Të ketë një strukturë të kënaqshme të qeverisjes korporative si dhe politika dhe procedura të shëndosha të kredive
- Të kenë miratuar një Sistem të Menaxhimit Mjedisor dhe Social sipas Standardeve të IFC/Bankës Botërore, i cili do të sigurojë që kreditë të plotësojnë kriteret mjedisore
- Të ketë një strukturë të kënaqshme aksionare. FI do t’i nënshtrohet një procesi të Identifikimit dhe Verifikimit të Identitetit të Palës (KYC) të aplikuesit dhe vlerësimin e Pronarit të Fundit Përfitues (PFP) për të gjithë aksionarët që zotërojnë më shumë se njëzetë e pesë përqind (25%) të aksioneve në IF-në aplikuese, sipas Politikës së FKGK Kundër Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit (në tekstin e mëtejmë Politika e FKGK-së KPP/LTF)
- IF të ketë politika dhe procedura në fuqi dhe një program të plotë dhe efektiv Kundër Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit (KPP/LFT) dhe se ai zbaton të gjitha kërkesat e përcaktuara në Ligjin në fuqi Kundër Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit dhe Politikën e FKGK-së KPP/LFT
- Të ketë reputacion të mirë në treg
- IF duhet të ketë korniza të menaxhimit të riskut, në nivele të pranueshme, në përputhje me standardet dhe kërkesat e FKGK-së
- IF duhet të ketë një strukturë të kënaqshme për menaxhimin e cilësisë së portofolit
- Të ketë së paku tri (3) vite përvojë ekzistuese në tregun e NMVM-ve dhe të ketë gatishmërinë dhe planin e qartë për të depërtuar më tej në segmentin e NMVM-ve
- Të ketë gatishmërinë për të marrë më shumë risk dhe për të përmirësuar kushtet e kredisë për kredimarrësit e kualifikuar
- IF ka në dispozicion SIM-in adekuat dhe stafin e duhur që do të mundësojë raportimin e kredive të kualifikuara në kohën e duhur dhe sipas kërkesave të raportimit të FKGK-së
Kriteret e mëposhtme mund të çojnë në refuzimin e aplikimit:
- Nëse aplikanti nuk i plotëson kërkesat e kapitalit rregullator siç dëshmohet në raportin e fundit të auditimit, përveç nëse ka një shpjegim racional për këtë mospërputhje
- Nëse raporti i Kredive Jo-Performuese (KJP) të aplikantit në portofolin aktual aktiv të biznesit është tre herë më i lartë se tregu që operon
- Nëse IF nuk është në gjendje të sigurojë informacionin e nevojshëm për kryerjen e vlerësimit të KYC
- Nëse aplikuesi IF, bordi i tij ose menaxhmenti i lartë, i nënshtrohen ndonjë veprimi ose sanksioni zbatues nga BQK-ja ose nuk është në përputhje me standardet e përcaktuara nga Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) sipas vlerësimit të KYC dhe kushteve të tjera të përcaktuara në Ligjin në fuqi KPP/LFT dhe Politikës së FKGK-së KPP/LFT
- Nëse aplikanti IF nuk ka të paktën tri vite që operon në tregun e NMVM-ve
- Nëse aplikanti IF është një IMF dhe ka një portofol kredie aktive të papaguara më pak se dhjetë milionë (10,000,000) euro, dhe gjithashtu operon vetëm në një rajon
- Nëse aplikanti IF është një IMF dhe ka raportin e KJP-së më të lartë se pesë për qind (5%) në portofolin aktual aktivë të kredisë së papaguar të biznesit dhe shkalla vjetore të tij është “written-off” në tre vitet e fundit është më shumë se dy përqind (2%)
Institucionet e regjistruara financiare në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore janë në vijim: