12.14.2020

Share:

 

Prishtinë, 14 dhjetor 2020 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me  Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtar lansoi Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. 

 Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) është një linjë re garantuese që do të operojë në kuadër të FKGKsë dhe që ka për qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) përmes garantimit të kredive. Kjo Pako, parasheh të rritë  mbulueshmërinë me me garancion kreditor deri në 80% të vlerës së kredisë, si dhe do ti ofrojë mundësi edhe fermerëve me  Numër Identifikues të Fermerit (NIF). Në kuadër të pakos do të operojnë pesë-dritare që do të adresojnë nevojat e segmenteve te caktuar  të tregut. Nga kjo pako pritet të ndihmohet qasja në financpër ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndesi strategjike për ekonomine Republikës së Kosoves. Dritaret garantuese brenda kesaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të në vlerë deri në € 202 mio për një periudhë një vjeçare. 

 Zhvillimi i  PRE-së, do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorët e prodhimit, agrobiznesit, shërbimeve, tregtisë, me fokus të veçantë për gratë në biznes, bizneset e reja (start-up në ICT) dhe investimet në efiçiencë të energjisë. 

 PRE në këtë kohë pandemie, do të ketë vlerë të shtuar si për përfituesit e fundit (NMVM-të) të cilëve do të ju mundësohet qasje në financa me kushte më të mira të kredidhënies në kohën adekuate,  ashtu edhe për Institucionet Partnere Financiare (IPF) të cilat do të kenë mundësi të ndajnë një pjesë të madhe të riskut kreditor me FKGK-në.  

 Një pako e tillë është vlerësuar nga Institucionet Financiare të cilat e shohin si të domosdoshëm mbështetjen e qasjes në financa duke qenë inkluziv në të gjithë sektorët dhe kategoritë e klientëve të ndikuar nga kriza. 

 Kjo ngjarje shënon një moment të rradhës pë Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave  institucionale, para se gjithash,  lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovësi dhe për segmentet më pak të shrbyera siq janë gratë në biznes si dhe bizneset e reja. 

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë mes FKGK dhe Sida

Nënshkruhet marrëveshja e garancisë mes FKGK dhe Sida   Sot, FKGK dhe Sida – përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë nënshkruan marrëveshjen e garancisë në vlerë 14,9 milionë euro. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së...

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....