MISIONI VIZIONI  VLERAT

Misioni dhe vizioni

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me orientim zhvillimor, i cili mbështetë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, duke ofruar garanci kreditore për institucionet financiare kredituese. 

Me dritaret tona garantuese synojmë të krijojmë një klimë të favorshme për investime, duke u përqendruar në mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës. 

Ne jemi të përkushtuar ndaj një menaxhimi korporativ të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë sociale, duke bashkëpunuar me donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët vendor për të shërbyer interesave afatgjatë të ekonomisë, biznesit dhe shoqërisë në përgjithësi. 

Vlerat 

Vlerat tona institucionale formësojnë kulturën tonë punës dhe drejtojnë praktikat tona përditshme, duke na udhëhequr drejt një niveli lartë përgjegjshmërie, përputhje me standardet larta etike dhe morale. 

  • Transparenca
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi i hapur
  • Pavarësia institucionale dhe vendimmarrja
  • Përkushtimi dhe etika profesionale
  • Avancimi i vazhdueshëm i DRITAREVE GARANTUESE
  • Përgjegjësia Sociale dhe Gjithpërfshirja 

Transparenca: FKGK, si një institucion me interes publik, e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme transparencën dhe shpalosjen e informacionit   lidhur me praktikat e punës, aktivitetet, si dhe rezultatet financiare e operative, ndaj partnerëve, palëve të interest dhe publikut të gjerë. 

Komunikimi dhe bashkëpunimi i hapurSi në marrëdhëniet ndërmjet kolegëve brenda institucionit, ashtu edhe me partnerët tanë, është një vlerë e kultivuar me kujdes, e cila na udhëheq në përmbushjen e objektivave institucionale dhe realizimin e tyre. Ne përpiqemi të përcjellim në mënyrë të hapur parimet dhe objektivat e institucionit tonë te partnerët e jashtëm, duke i jetësuar këto parime edhe në marrëdhëniet e përditshme mes kolegëve brenda institucionit. Vetëm në këtë mënyrë, përmes sinqeritetit të ndërsjellë dhe komunikimit të hapur, besojmë se mund të ndërtojmë një besueshmëri të qëndrueshme dhe një harmoni mes interesave institucionale dhe atyre personale. 

Pavarësia institucionale dhe vendimmarrja: Si një institucion i pavarur dhe autonom, i themeluar me ligj të veçantë, ne përpiqemi ta kultivojmë dhe ta ruajmë pavarësinë institucionale, si në procesin e vendimmarrjes strategjike dhe operacionale, ashtu edhe në përgjegjshmërinë ndaj rezultateve dhe pasojave që burojnë prej saj. Bordi i Drejtorëve dhe stafi i FKGK-së besojnë se pavarësia profesionale, e shoqëruar me llogaridhënie transparente dhe të bazuar në parime të shëndosha, është një parakusht thelbësor për ndërtimin e profesionalizmit, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë institucionale. 

Avancimi i vazhdueshëm i Dritareve Garantuese: Ne inkurajojmë inovacionin dhe përpiqemi vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet tona, duke u angazhuar në mënyrë proaktive për të përmbushur kërkesat e ndryshme të tregut dhe nevojat specifike të ndërmarrësve privatë. 

Përkushtimi dhe etika profesionale: Stafi dhe Bordi i Drejtorëve të FKGK-së besojnë fort në rolin dhe ndikimin pozitiv që ky institucion ka në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies sociale në vendin tonë. Prandaj, të përkushtuar dhe të motivuar, me profesionalizëm të lartë,  punojnë me përkushtim për realizimin e këtij misioni, duke qenë garancia më e madhe për një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme për FKGK-në. Ne udhëhiqemi nga parimet më të larta etike dhe morale, duke vepruar me ndershmëri, transparencë, integritet dhe profesionalizëm në punën tonë. Përmes respektimit të këtyre vlerave, ne ruajmë besimin dhe marrëdhëniet e forta me partnerët dhe palët e interesit, duke kontribuar në ndërtimin e një kulture të besueshmërisë dhe përgjegjshmërisë. 

Përgjegjësia Sociale dhe Gjithpërfshirja: Me dritaret garantuese, FKGK është e përkushtuar të kontribuojë pozitivisht në shoqëri, duke ndjekur parimet e përgjegjësisë sociale dhe mbështetur ndërmarrjet private që, përmes investimeve të tyre, kujdesen të mos dëmtojnë mjedisin ku jetojmë, ndërsa njëkohësisht promovojnë gjithëpërfshirjen dhe ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht gjinisë, bindjeve apo përkatësisë kombëtare dhe fetare.  Roli i gruas në ekonomi, zhvillimi dhe fuqizimi i bizneseve të reja, si dhe mbështetja e fermerëve në zonat rurale janë sektorë kyç që synojmë të forcojmë përmes skemave garantuese të krijuara posaçërisht për këto segmente të tregut. Gjithashtu, mbështetja e investimeve që rrisin efikasitetin e energjisë dhe prodhimin e saj nga burime të pastra dhe të ripërtëritshme është një fushë në të cilën dëshirojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. 

Sot, në FKGK presim të njëjtën qasje edhe nga partnerët tanë financiarë, duke kërkuar që investimet e mbështetura përmes kredidhënies së tyre jo vetëm të mos dëmtojnë mjedisin, por të kenë një ndikim pozitiv në përmirësimin e tij. 

Synimet tona

FKGK do të punojë me bankat, IMF-të, IFJB-të, donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore, si dhe komunitetin e NMVM-ve për të arritur këto synime:

Kontributi në çlirim dhe mobilizim të likuiditetit të tepërt në banka, për të vepruar si katalizator i rritjes së biznesit dhe punësimit

Rritja e kredidhënies për NVM-të në Kosovë nga institucionet financiare vendore

Krijimi i vendeve të punës, rritja e prodhimtarisë lokale dhe shërbimet me vlerë të shtuar, përmisimi i bilancit tregtar, zgjerimi i bazës tatimore, përforcimi i rritjes të sigurisë sociale, si dhe zvogëlimi i varfërisë

Rritja e mundësive për sektorë ekonomikë dhe klientë të nën shërbyer, përfshirë gratë, pakicat, fermerët, sipërmarrësit dhe të rinjtë.

Ndërtimi i një institucioni të qëndrueshëm dhe të pavarur, kujdesi që mos të promovojmë incentiva të gabuara në treg.