01.28.2022

Share:

 

Gjithnjë është kënaqësi kur shkon dhe e viziton një biznes vendor i cili me tërë kapacitetin, përkujdeset që të ofrojë produkte cilësore dhe krejtësisht natyrale.
Fabrika të cilën e vizituam, është themeluar që në vitin 2006. Qysh atëherë idea dhe qëllimi kryesor ka qenë dhe mbetet kultivimi, prodhimi dhe plasimi në treg i produkteve natyrale të të gjitha llojeve të pemëve që kultivohen në tokën e Kosovës.
Natyra që e rrethon fabrikën, mjetet, hapësira, kushtet e punës, organizimi i gjithëmbarshëm, të lë përshtypjet më të bukura dhe një mësim se si duhet të funksionojë e të rritet prodhimtaria.
Fshati Kravaricë, afër Gjilanit është pikërisht vendndodhja e biznesit që vizituam – MOEA – e cila kultivon mollë ,vishnje, boronicë dhe fruta tjera me gjithë kapacitetin e saj.
Aty prodhohen lëngje, reçelë FRUTOMANIA që janë 100% natyral dhe llojllojshmëri. Brend ky që ka emër për cilësi, ofron produkte të shëndetshme, origjinale dhe 100% natyrale.
Era e mollëve, ambienti i pastër, pjesa ku bëhet selektimi i frutave, konzervimi, shtrydhja dhe i tërë zingjiri i prodhimit të lëngjeve super natyrale dhe vendore, janë tregues që ky biznes është rritur dhe qëllim e synim kryesor e ka cilësinë dhe ofrimin e produkteve të shëndetshme.
Me mbi 400 hektarë tokë, mbi 30 punëtorë të rregullt gjatë gjithë vitit dhe të tjerë sezonal, varësisht nga volume i punës, MOEA ka arritur që me profesionalizëm e përkushtim, përveç tregut vendor të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtarë, sepse cilësia ëshët kriteri kryesor për këtë biznes. Deri sot ka arritur të plasojë 16 lloje të pijeve të ndryshme, natyrale dhe shumë cilësore, reçelë dhe pije alokoholike në shumë vende Europiane si Austri, Hungari, Finlandë, Itali, natyrisht edhe në Shqipëri.
MOEA është biznes që ka shfrytëzuar kredinë nga skema garantuese e FKGK-së, në kuadër të PAKOS SË RIMËKËMBJES EKONOMIKE. Në fakt janë dy kredi të shfrytëzuara e të cilat kryesisht janë shfrytëzuar në sigurimin dhe furnizimin me lëndë të parë, repromaterial dhe ambalazhim. Këto kredi janë aprovuar shpejt dhe lehtë, pa patur nevojë për kolateral, si pjesë e lehtësimit të qasjes në financa që ka ofruar pakoja e rimëkëmbjes.
Mikëpritja, prezantimi porfesional i biznesit nga stafi dhe menaxhmenti që takuam, na la shije të mirë të një biznesi vendor që vazhdon të zhvillohet dhe rris kapacitetet e saj.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...