Rrugës tonë nga Prishtina për në Ferizaj, nëpër rrugën e vjetër, jo shumë larg hyrjes në Ferizaj, në vendin e quajtur Prelez i Muhaxherëve, në mesin e shumë bizneseve ndodhet edhe biznesi që vizituam, shtëpia e djathit NAYRA-G.
Një zonjë e buzëqeshur e plot energji, Shemsija, na pret në vendpunimin të cilin ajo së bashku me bashkëshortin, Idrizin, e filluan në vitin 2011. Është kjo fabrika e prodhimeve të qumështit natyral, me llojllojshmëri produktesh, si djathë, kaçkavall, gjizë, kos,jogurt, e shumë lloje produktesh tjera që shquhen për origjinalitet dhe janë produkte krejtësisht natyrale.
Në të gjenden shumë makineri të reja në të cilat përpunohen, paketohen dhe përgatiten për shpërndarje produktet e qumështit. “Këtu, gjithçka është BIO, sepse ky është koncepti i biznesit tonë që e dizajnuam qysh në fillim” – na thotë zonja Shemsije, një punëtore e madhe që me shumë mund e nisi dhe ngriti këtë biznes. “Gjithnjë kam ëndërruar ta rris biznesin, që të kemi pajisje moderne dhe të sofistikuara që e lehtësojnë dhe mundësojnë prodhim cilësor të produkteve natyrale.
Tanimë, kemi arritur t’i kemi pajisjet e dëshiruara, i kemi blerë përmes kredisë që e shfrytëzuam, e që na është garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore. Këtë kredi na kanë aprovuar shumë shpejtë, pa kolateral dhe me procedura të shkurtuara. Si klient që kemi paguar rregullisht këstet dhe kreditë, kishim përparësi dhe u kualifikuam që të investojmë edhe më tutje në biznesin tonë”- tha Shemsija. Tanimë kemi rritur kapacitetet dhe kemi mbi 20 punëtorë të rregullt. Sot punojmë me kapacitet përpunimi prej 2,500 litra qumësht brenda ditës, edhe pse kemi mundësinë deri në 70,000 litra, që është edhe synimi ynë për të ardhmen – tha zotëri Idrizi, burrë që gjithmonë i rri krah Shemsijes, e cila shquhet për organizim dhe kryerjen e të gjitha punëve operative që kërkon ky biznes.
Natyra G, aty ku janë të angazhuar e gjithë familja, ka ndërtuar dhe ngritur fabrikën vit pas viti duke investuar dhe rritur kapacitetet prodhuese nga qumështi krejtësisht natyral.
Nga Startup në Biznes Global!
Rrugëtimi i kompanisë të prodhimeve të plastikës "Scampa" Në zemër të Parkut Industrial në Drenas, një biznes tanimë i konsoliduar ishte shfaqur në vitin 2006 si biznes fillestar me ëndrra të mëdha. Nga një ndërmarrje modeste, shumë shpejt dhe bindshëm u...