GARANCI KREDITORE
PËR INSTITUCIONET E
REGJISTRUARA FINANCIARE
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
SKEMAT
GARANTUESE
Garanci për institucionet e regjistruara financiare, për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS
DRITARJA STANDARDE
DRITARJA E EKSPORTIT
DRITARJA AGRO
DRITARJA GRATË NË BIZNES
DRITARJA GROW
DRITARJA START-UP

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur dhe i qëndrueshëm që lëshon garanci institucioneve të regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
MISIONI DHE VIZIONI
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është entitet juridik i pavarur me orientim zhvillimor, i cili mbështetë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, duke ofruar garanci kreditore për institucionet financiare kredituese.
Me dritaret tona garantuese synojmë të krijojmë një klimë të favorshme për investime, duke u përqendruar në mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ne jemi të përkushtuar ndaj një menaxhimi korporativ të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë sociale, duke bashkëpunuar me donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët vendor për të shërbyer interesave afatgjatë të ekonomisë, biznesit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Shtueshmëria është themeli i FKGK-së. Kjo do të thotë që institucionet e regjistruara financiare (IRF-të) nuk do t’i lëshonin kredi një NMVM-je pa garancinë e dhënë – kështu “shtohet” një klienti i ri, duke kontribuar në rritje ekonomike.
FKGK do ta arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.

LAJME
Lansohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike nga FKGK
Prishtinë, 14 dhjetor 2020 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtar lansoi Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) është një linjë e re garantuese që do të...
Nënshkruhet marrëveshja financiare për rritje të kapitalit Garantues për FKGK
Prishtinë, 30 nëntor 2020 – Nënshkruhet marrëveshja financiare për Rritje të Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Drejtori i KfW-së për Evropë Juglindore e Turqi, Dr. Klaus Müller dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,...
Katër vite nga miratimi i garancisë së parë
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), me kënaqësi ju njofton për mbushjen e vitit të katërt nga miratimi i garancive të para kreditore. Gjatë këtyre katër viteve FKGK ka vazhduar të jetë proaktive ndaj nevojave të sektorit, duke i përmirësuar në vazhdimësi...
Partnerët
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucione financiare: Banka, Institucione mikrofinanciare (IMF) dhe institucione jobankare (IFJB); Donatorë, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.