09.30.2021

Share:

 

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), me kënaqësi ju njofton që u bënë 5 vite nga miratimi i garancive të para kreditore. Përmes garantimit të kredive, Fondi ka ndikuar në përmirësimin e përformancës së NMVM-ve me investimet e bëra nga kreditë e garantuara,si dhe ka lehtësuar qasjen në financa duke ndihmuar zhvillimin e ekonomisë përmes zhvillimit të biznesit, kreativitetit e inovacionit.

Sot, kujtojmë edhe bashkëpunimin me një nga bankat e para përmes të cilës kemi bërë garantimin e kredive të para, Bankën për Biznes; me ç’rast u prononcua Kryeshefi Ekzekutiv z. Arton Celina:

Për pesë vite, bashkëpunimi i Bankës për Biznes me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore ka ndihmuar në realizimin e misionit tonë të përgjithshëm si Bankë, që është përkrahja e bizneseve MNVM në vend. Këto biznese i konsiderojmë si shtytësi kryesor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në Kosovë, andaj përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore bizneset kanë përfituar direkt duke pasur qasje më të lehtë në financa. Partneriteti ndërmjet BPB-së dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, është treguar si bashkëpunim shumë i dobishëm dhe i suksesshëm, ku në këtë kontekst ne e kemi zgjeruar bashkëpunimin me limitet e reja në dritaret për agro biznese, dritaren për rimëkëmbjen ekonomike dhe së fundmi dritaren për Start-up biznese.

Në përvjetorin e 5-të, Banka për Biznes uron Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, duke garantuar se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet edhe në të ardhmen, drejtë misionit tonë të përgjithshëm.

Edhe shumë vite drejt planeve e bashkëpunime të reja. Urime!

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mirëpret bashkëpunimet me institucionet financiare në Kosovë dhe me krenari zë vendin e tij si faktor domethënës në zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.

Ndërtimi i portofolit për këto pesë vite ka arritur vlerën kumulative të kredive të miratuara në 335.8 milionë euro, ndërsa vlera e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur në 175.7 milion eur të shpërndarë në 8,398 kredi.

 

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...