08.07.2020

Share:

 

Të nderuar lexues, 

Ju njoftojmë me kënaqësi që Shoqata Evropiane për Institucionet Garantuese (AECM), anëtare e së cilës është Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka botuar Vjetarin Statistikor për vitin 2019. 

Përderisa shumica e vendeve anëtare gjatë vitit të kaluar vazhduan të kenë norma pozitive të rritjes, në disa tregues rritjet më të larta në përqindje janë regjistruar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore si: 

  • Rritja e shumës aktive të garancive me + 49.4%; 
  • Rritja e numrit të garancive aktive me + 57.5%. 

Organizatat anëtare të AECM në linjë me misionin e tyre, vazhduan të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të dhe ekonomitë e vendeve ku ata veprojnë. Gjatë vitit 2019, ato qëndruan mjaft mirë, të gjitha së bashku mbështetën NMVM-të me një shume të garancive të reja prej 38.8 miliardë euro, për të mbyllur vitin me një shumë totale të garancive aktive prej 110.7 miliardë eurosh dhe me më shumë se 2.8 milionë NMVM të mbështetura nga anëtarët e AECM-s. 

Pjesa e portfolios aktive të garancisë kreditore të anëtarëve të AECM-së në BPV-në e vendeve të AECM ishte 0.7%, me çrast FKGK ka arritur mesataren e këtyre vendeve, për të kaluar skemat garantuese të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përkundër faktit se shumica e këtyre shteteve kanë përvojë të gjatë me skema garantuese, nëse krahasohen me Kosovën.    

Për më shumë, Vjetarin Statistikor mund ta gjeni në linkun:  

 https://aecm.eu/wp-content/uploads/2020/07/AECM-Statistical-Yearbook-2019.pdf 

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua një dritare e re financiare ” DRITARJA E EKSPORTIT”

U lansua dritarja e re financiare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity   Sot, në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID Kosovo Compete Activity, u lansua një dritare e re për lehtësim financiar...

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....