Garanci për institucionet financiare
Mbulim deri në 80% të shumës së
kredisë së NMVM-ve.
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
FKGK do të arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
DRITARET
GARANTUESE
Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
FKGK bëhet anëtare e Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese – AECM
Prishtinë, 09 korrik 2018 - FKGK bëhet anëtare e Shoqatës Evropiane për Institucionet Garantuese – AECM. Bordi i AECM-së së bashku me Asamblenë Gjenerale zyrtarisht e pranuan kërkesën e FKGK-së për anëtarësim në mbledhjen vjetore të mbajtur më 14 qershor 2018. AECM...
FKGK nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit për garanci me TEB Bank
Prishtinë, 14 Maj 2018 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) sot nënshkroi marrëveshjen për rritje të limitit të garancisë me Bankën TEB. TEB është ndër bankat e para e cila shfrytëzoi limitin e alokuar në tërësi. Përdorimi i kësaj linje të ofruar nga FKGK i...
Lansohet Dritarja Agro nga FKGK në bashkëpunim me KfW
Prishtinë, 22 mars 2018 – Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me KfW-në e përkrahur nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim lansuan Dritaren Agro. Dritarja Agro është një linjë e re garantuese që do të operojë në kuadër të FKGK-së dhe që ka për...
Partneret
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucionet financiare (Bankat, IMF-të, IBJF-të), Donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.