11.16.2021

Share:

 

Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk

“The White Tree” –  është  një restorant në Prishtinë, i themeluar në vitin 2020 nga tre shokë/kolegë të më hershëm.

“ Të themelosh një biznes që prej fillimit është sfidë ndaj përpos aspektit financiar hyrja ne një aktivitet të ri është më e lehtë kur nuk hyn i vetëm por së bashku me  partner. Ne filluam biznesin tonë në vitin 2020  mu ne fillim të pandemisë. Ishte një iniciativë e përbashket e partnerëve për të sjell një koncept të ri, me një shërbim cilësor në lagjen ku    operojmë”, thekson z. Durim Xhiha bashkë-pronar dhe drejtor i biznesit “The White Tree”.  Ky biznes ka të punësuar 19 punëtorë, ndërsa aktualisht është në proces të zgjërimit edhe me 6 punëtorë shtesë.

Fuqizimi i gruas është një nga synimet e themeluesve, ndaj është planifikuar që pjesëmarrja e  grave nga 40% sa është aktualisht, të rritet tutje për të arritur në 60%.

“Investimet në biznes kryesisht u bënë nga kapitali i bashkë-hemeluesve por gjithsesi kishte nevojë për një injektim shtesë për të përfunduar investimet në inventarin e restorantiti. Këtë investim e arritëm me kredinë që ishte e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore”, thekson z. Xhiha.

Përmes investimit të bërë, biznesi arriti të funksionalizojë hapsirën e restorantit duke e bërë të gatshm për fillim të aktivitetit.

Mbështetja e këtij investimi është bërë përmes kredisë së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me

Programin COSME të Fondit Europian për Investime të cilat janë duke mbështetur qasjen në financa për NMVM-të në fazat e ndryshme të ciklit të jetës së tyre si gjatë:  krijimit, zgjerimit apo transferimit të  biznesit.

 

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. GO HEALTHY Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj....

FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së

FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së

FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së Ekipi përfaqësues i FKGK-së i përbërë nga: Rinor Gjonbalaj- Kryesues i Bordit; Besnik Berisha- Drejtor Menaxhues dhe Vjosa Balaj- Menaxhere e Lartë e Financave ishin pjesëmarrës në ngjarjen më të madhe...