11.15.2022

Share:

 
VE-TRO-ISOL AG Sh.pk. – GO HEALTHY

VE-TRO-ISOL AG Sh.pk.

GO HEALTHY

Rruga për Ferizaj gjithmonë është e këndshme sepse sa herë shkojmë diçka ndryshon. Biznese të reja, ndërtime, investime, pra e ke ndjesinë që këtu punohet shumë. Kësaj rradhe vizituam një biznes të veçantë, pikërisht në Ferizaj.

VE-TRO-ISOL AG Shpk është biznesi që vizituam e ku u pritëm ngrohtesisht nga pronari z. Skyfter Ajvazi. Era e kamomiles, blirit, e frutave të ndryshme të cilat grumbullohen aty e që pastaj thahen e konzervohen, për tu përgaditur për eksport, të jepnin një përvojë ndryshe nga sektorët tjerë.

“Çajra të ndryshme të tokës së Kosovës i mbledhin vendasit dhe i sjellin këtu të freskëta, produkte për të cilat ne përkujdesemi për ti tharë e konzervuar, gjithnjë natyrale e 100% bio dhe organike të cilat i eksportojmë kryesisht në Itali” na tha z. Ajvazi.

Moto e binesit tonë është të kemi produkt cilësor dhe organik, që klienti të shijojë aromën e çajit të vërtetë, e që ne kemi 9  lloje të ndryshme: çaj nga fruta mali; çaj mentë; çaj bliri; i gjelbër; mollë e egër; kamomile; hibiskus dhe kaçë si dhe nga portokalli, limoni e gjingjeri! Gjithashtu, këtu bëhet tharrja e kërpudhave, nga llojet e veçanta: Porcini dhe chanterelle.” Tha z. Ajvazi.

VE-TRO-ISOL AG Shpk ka të punësuar tetë punëtorë të rregullt, si dhe çdo vit, varësisht nga nevoja, angazhon rreth  20-50 punëtorë sezonal që mbledhin e grumbullojnë çaj, e fruta të ndryshme.  Për këtë biznes,  punëtorët  janë aseti kryesor, të cilëve ju ofrohen kushte të mira si punëdhënes.

Gjithashtu, është i rëndësishëm fakti që mbi 500  grumbullues të rajonit,  të trajnuar,  sigurojnë të hyra ditore për rreth  500 familje.

Bizneset në Kosovë ballafaqohen me sfidën e likuiditetit, shpeshherë është sfidues grumbullimi i borxheve. Prandaj, kreditë na ndihmojnë që kurdo që na duhet të bëjmë investime, bankat janë aty për të na lehtësuar qasjen në financa.

Me kredinë e fundit të garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ne kemi investuar në blerjen e produkteve të cilat pastaj i kemi përpunuar dhe kemi plotësuar kërkesën që kemi për eksport.  Përndryshe kemi arritur që të eksportojmë rreth 200  ton produkte  në vit!

Përndryshe, marka/brendi  Go Healthy si pjesë e biznesit VE-TRO-ISOL AG Shpk, është treguar si një markë e veçantë e cila është pozicionuar në tregun tonë dhe jashtë saj,  si markë  që ofron cilësinë e garantuar.

FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së

FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së

FKGK prezantohet në ngjarjen më të madhe vjetore të AECM-së Ekipi përfaqësues i FKGK-së i përbërë nga: Rinor Gjonbalaj- Kryesues i Bordit; Besnik Berisha- Drejtor Menaxhues dhe Vjosa Balaj- Menaxhere e Lartë e Financave ishin pjesëmarrës në ngjarjen më të madhe...

METAL IN Sh.p.k  – Panelet Solare – Investim i mençur

METAL IN Sh.p.k – Panelet Solare – Investim i mençur

FABRIKA "METAL IN sh.p.k" - PANELET SOLARE – INVESTIM I MENÇUR Përpunimi i metaleve është industri e vështirë, këtë e përjetuam në një punishte me mbi 25 punëtorë, me shumë makina për përpunimin e hekurit dhe shndërrimin në tela metalike, të gatshme për nevoja të...