05.20.2022

Share:

 

 

Prishtinë, 20 Maj 2022

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore gjatë kësaj jave  shënoi 6 vjetorin e themelimit. Me qëllim që ta shënojmë këtë përvjetor, të gjitha aktivitetet që filluan nga e hëna 16 Maj deri më 20 Maj i kemi titulluar “Java e Fondit”.

Është bërë traditë që gjatë përvjetorëve të operacionalizimit të institucionit tonë të mbillen drunj me qëllim që sadopak të kontribojmë në ruajtjen e ambientit dhe gjelbrimin e vendeve të pagjelbëruara. Këtë vit stafi i Fondit mbolli dymbëdhjetë drunj bliri në oborrin e shkollës së mesme ekonomike të Fushë Kosovës. Kjo iniciativë u bë në bashkëpunim me autoritetet Komunale.

Shënimi i 6 vjetorit vazhdoi edhe me aktivitetin e rradhës me ç’rast menaxhmenti i FKGK mbajti një ligjeratë në Fakultetin Ekonomik – në Universitetin  e Prishtinës me temën “ Roli i skemave garantuese”

Për ta informuar publikun lidhur me aktivitetet e FKGK në përgjithësi dhe përgjatë këtyre viteve, ishim prezent në emisionin OnAir në Radio Kosovë.

Gjithashtu, të enjtën, u organizua një ngjarje modeste me ç’rast ishin të pranishëm përfaqësues nga: BQK, Banka Botërore; KfW; USAID; Ambasada Suedeze; Bankat komerciale; Institucione mikrofinanciare, Shoqata e Bankave të Kosovës si dhe bashkëpunëtorë tjerë të Fondit së bashku me anëtarët e Bordit dhe ekipin e  FKGK.

Me këtë rast, drejtori menaxhues z. Besnik Berisha, iu drejtua të gjithë të pranishëmve  me një fjalim rasti, me ç’rast i falenderoi të gjithë për bashkëpunim dhe përkrahjen gjatë këtyre viteve.

Deri më sot Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur të ketë bashkëpunim me shtatë banka komerciale që veprojnë në Kosovë, me katër institucione mikro financiare dhe me një institucion jo bankar dhe krijoi një bazë të shëndoshë bashkëpunimi me të gjithë.

Deri sot, kapitali i përgjithshëm i FKGK ka arritur € 55,337,447. Shuma e kredive të garantuara ka arritur vlerën 447,16 Milion Euro dhe numri i përgjithshëm i kredive të garantuara është 10,963.

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH – Një ndërmarrje me vizion

JONI SH - Një ndërmarrje me vizion   Në zemër të fshatit Ballofc të Podujevës, do ta shpalosim një storje suksesi për kompaninë JONI SH Sh.p.k. të themeluar në vitin 2016 nga Alban Shabani, një i ri me shpirt ndërmarrës dhe me vizion të qartë. JONI SH Sh.p.k....

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Zgjojet e Bletëve në Fshatin Piktoresk

Storie suksesi  - Zgjojet e bletëve në fshatin piktoresk   Javën e kaluar udhëtuam për në fshatin piktoresk Rubofc të komunës së Lipjanit për të vizituar kultivuesin e pasionuar të bletëve, Bekim Bajqinca, pronar i kompanisë “Bletaria Blenardi”. Nga dashuria dhe...