Garanci për institucionet financiare
Mbulim deri në 80% të shumës së
kredisë së NMVM-ve.
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
FKGK do të arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
DRITARET
GARANTUESE
Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
Lansohet Platforma AgroSoft
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), lansuan platformën AgroSoft, projekt ky i mbështetur nga Banka Gjermane Zhvillimore (KfW)....
MFK, FKGK dhe MF nënshkruajnë Letër Qëllimin
Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Ministria e Financave (MF) nënshkruan një Letër Qëllimi, për fillimin e financimit komercial deri në 25 milion euro për projekte të energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencë të...
Nënshkruhet marrëveshja për Ndihmë mes MF dhe FKGK
Sot, zëvëndësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore Besnik Berisha nënshkruan Marrëveshjen për Ndihmë në vlerë prej rreth 22.3 milionë euro. Kjo marrëveshje e cila vie si rezultat i Marrëveshjes...
Partneret
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucionet financiare (Bankat, IMF-të, IBJF-të), Donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.