Garanci për institucionet financiare
Mbulim deri në 80% të shumës së
kredisë së NMVM-ve.
Mil € KREDI TE GARANTUARA
Mil € GARANCIONE TE MIRATUARA
KREDI DERI TANI
Ligji themelues i FKGK-së është iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa zhvillimi i tij është përkrahur nga USAID në Kosovë, përmes Programit EMPOWER për Mbeshtetje e Kredisë (ECS). Ligji ka hyrë në fuqi më 23 janar 2016.
Përmes garantimit të portofolit kreditorë të institucioneve financiare, ne synojmë rritjen e qasjes në financa për NMVM-të, mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrësisë, mbështetjen e prodhimit vendor dhe të atyre shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të qëndrueshëm korporativ dhe ndaj përgjegjësisë sociale që vjen me të. Duke i koordinuar aktivitetet me partnerët tanë: donatorët, institucionet financiare dhe rregullatorët lokalë, mundohemi t’u shërbejmë interesave afatgjate ekonomike të vendit, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi.
FKGK do të arrijë këtë shtueshmëri duke nxitur kredi të reja për grupet e synuara, gjë që çon drejt një shifre me rritje të konsiderueshme të kredive të reja, parave në ekonomi, si dhe krijim të vendeve të punës.
DRITARET
GARANTUESE
Garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të).
PAKO E RIMËKËMBJES EKONOMIKE
NMVM-të që kanë regjistrimin e biznesit dhe numrat fiskalë.
Një huamarrës i kualifikuar duhet të jetë të paktën pesëdhjetë për qind (50%) në pronësi të qytetarëve privatë ose banorëve të përhershëm të Kosovës.
MSME-të që kanë më pak se 250 punonjës.
Ndërmarrja private mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), siç përcaktohet në LFKGK, dhe që nuk janë të ndaluara nga legjislacioni i aplikueshëm, dispozitat rregullatore ose traktatet ndërkombëtare në të cilat Kosova është palë.
Një Huamarrës Kualifikues përfshin çdo Palë të Ndërlidhur të atij huamarrësi, siç përcaktohet në LFKGK.
LAJME
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore shënoi 6 vjetorin e themelimit
Prishtinë, 20 Maj 2022 Fondi Kosovar për Garanci Kreditore gjatë kësaj jave shënoi 6 vjetorin e themelimit. Me qëllim që ta shënojmë këtë përvjetor, të gjitha aktivitetet që filluan nga e hëna 16 Maj deri më 20 Maj i kemi titulluar “Java e Fondit”. Është bërë...
Olive Bakery – Një StartUP me shumë shije!
Olive Bakery – StartUP me plot shije! Olive Bakery u themelua në dhjetor të vitit 2021 si një ide e shkëlqyer e një të riu nga Prishtina. Me shumë entuziazëm Bajram Martinaj – pronari i Olive Bakery, plasoi në treg një biznes të ri, me një imazh të veçantë, produkte...
FKGK nënshkruan marrëveshje me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK).
Sot, në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), u nënshkrua Marrëveshja e Garancisë me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK). Kjo marrëveshje u nënshkrua për garantimin e kredive bujqësore brenda Dritares Agro të FKGK-së. Kjo ngjarje shënon më...
Partneret
Për të arritur objektivat dhe synimet, FKGK bashkëpunon me institucionet financiare (Bankat, IMF-të, IBJF-të), Donatorët, Qeverinë e Kosovës, Bankën Qendrore dhe komunitetin e NMVM-ve.